image Përleshje me thika në Gjakovë, dy të lënduar

Siguri

Përleshje me thika në Gjakovë, dy të lënduar

news image

Një përleshje me thika ka ndodhur mbrëmë gjatë orës 20:00 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, konkretisht te mobil shop Kaqi, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet e Sinjalit mësohet se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia në Gjakovë, të cilët thanë se dy viktimat nga lëndimet e marra kanë pranuar tretman mjekësor.

Si ka ndodhur ngjarja?

Njëri nga viktimat ka deklaruar në polici se pronari i lokalit ka vërejtur disa lypës duke qëndruar para lokalit.

Sipas tij, vërejtja iu është tërhequr katër personave disa herë që të largohen nga lokali i tij. Aty dyshohet se viktima në fjalë është sulmuar me thikë nga këta persona lypës.

Ndërkaq, viktima e dytë dyshohet se është goditur me shkop në dorën e djathtë.

Policia ka bërë të ditur se më pas të dy viktimat janë dërguar në spital.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

Ndërkaq, personat në fjalë të cilët kanë kryer krimin kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë.

“Rreth orës 20:20 është lajmërua rasti në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, një lëndim i lehtë trupor. Viktimat kanë deklaruar në polici se disa persona lypës kanë qëndruar para lokalit, ku më pas të njëjtit kanë sulmuar viktimat me thikë dhe me shkop. Viktimat nga plagët e marra kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Njësitë policore kanë dalë në vendi e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Lypsarët nuk janë kap për shkak se janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, tha policia e Gjakovës për Sinjalin./GazetaSinjali/