Sulmet fizike me të cilat përballen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundi në qytetin e Gjakovës një i mitur ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra nga një sulm fizik që iu bë nga dy persona të dyshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima derisa ka qenë duke ecur, është sulmuar me shufër metalike nga dy të dyshuarit. Pas tretmanit mjekësor, i mituri ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe është arritur që të arrestohet njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet ende në arrati.
19-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.