image Dy persona rrëmbejnë një burrë në Prishtinë, e kërcënojnë me armë zjarri

Siguri

Dy persona rrëmbejnë një burrë në Prishtinë, e kërcënojnë me armë zjarri

news image

Një burrë dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona mbrëmë në mesnatë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima nga dy personat e dyshuar është dërguar në një shtëpi të panjohur dhe aty është rrahur dhe nën kërcënimin e armës është mbajtur me forcë.

Policia ka bërë të ditur se viktima më vonë ka arrit të ik nga ai vend dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Dyshohet se personat e kishin rrëmbyer për arsye të borxhit që viktima kishte ndaj tyre.

Në polici rasti është iniciuar si “Rrëmbim” dhe ndaj tij kanë filluar hetimet. /GazetaSinjali/