image Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital

Siguri

Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital

news image

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se së bashku me një tjetër kanë sulmuar një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit krahas sulmit ndaj viktimës, të njëjtit ia kanë dëmtuar edhe veturën.

Policia ka njoftuar se viktima si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kurse rasti në polici po hetohet si “Lëndim trupor”. /Gazeta Sinjali/