Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Në telashe kanë përfunduar dje dy të mitur në Prizren, të cilët dyshohet se u rrahën keq nga dy persona në mes të rrugës.
Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore që morën, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rasti është denoncuar edhe në Polici.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije të miturit kanë deklaruar se personat e dyshuar i njohin, por nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me ta. Sipas tyre, të dyshuarit fillimisht i kanë ngacmuar me fjalë dhe nuk e dinë motivin që i shtyu ata t’i sulmojnë.
Policia ka marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.