Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin hapur kafeterinë e tyre në Prizren, duke e shkelur kështu vendimin e Qeverisë për mbylljen e të gjitha kafeterive e restoranteve .
Policia njofton se dy të dyshuarit kanë penguar zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Në stacionin policor, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti kishin të hapur kafiterin e tyre, po ashtu të dyshuarit kanë penguar zyrtar policor. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/