image Dy persona me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Infektivë

Kosovë

Dy persona me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Infektivë

news image

Në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me Covid-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq të hospitalizuar 11 pacientë. Nga ta 7 janë të infektuar me Covid-19.  

Këta dy persona po trajtohen në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tri raste me Covid-19 duke cuar numrin e të infektuarve ne 988. Megjithatë 18 persona të tjerë janë shëruar pas infektimit duke cuar numrin ne 754 të shëruar.

Dje u testuan gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).

Në vazhdim gjeni raportin e plotë të Infektives së QKUK’së.

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 4 raste janë në gjendje stabile;

• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19./ Gazeta Sinjali/