Një vetë-aksident ka ndodhur para pak qesteve në Qyshk të Pejës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. Ka thënë se dy persona kanë mbetur të lënduar në vetë-aksidentin.
“Rreth orës 17:20, një vetë-aksident ka ndodhur në Pejë ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit si dhe për shkallën e lëndimeve të personave të përfshirë”, ka thënë Rugova për Sinjalin.