image Dy persona e dërgojnë pa shenja jete një femër në spitalin e Ferizajt, pastaj ikin

Siguri

Dy persona e dërgojnë pa shenja jete një femër në spitalin e Ferizajt, pastaj ikin

news image

Gjatë ditës së sotme në emergjencën e qytetit të Ferizajt është dërguar një femër e moshës rreth 18-vjeçare pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktimën në spital e kanë dërguar dy persona të panjohur, të cilët dhe janë larguar më pas.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:08. Kurse vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët në Ferizaj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

“Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/