image Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri

Politikë

Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzimin e situatës mes të dyja vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se me 2 tetor do të filloj largimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadave të vendosura në Jarinje dhe Bërnjak.

Në bazë të marrëveshjes Njësia Speciale dhe protestuesit do të kenë tetë orë për t’u larguar nga veriu, ndërkaq ka shtuar se KFOR-i do të jetë i pranishëm gjatë tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë dhe do të qëndroj aty edhe dy javë më pas.

“Duke filluar nga 2 tetori, nga ora 08:00 e deri në 16:00, Njësitet Speciale do të largohen njëkohësisht me barrikadat në Jarinje dhe Bërnjak. Para se të fillojë largimi, në pikat kufitare do të mbërrij KFOR-i, i cili do të qëndrojë përafërsisht dy javë që të ruajë paqen dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes”, shkruhet në pikën 1 të kësaj marrëveshjeje.

Gjithashtu në pikën 2 të kësaj marrëveshjeje nga 4 tetori në orën 8:00 hyn në fuqi regjimi i vinjetave (tiketave ngjitëse) me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

/Gazeta Sinjali/

Image