image Dy pacientë me koronavirus në QKUK janë në gjendje kritike

Kosovë

Shëndetësi/ Dy pacientë me koronavirus në QKUK janë në gjendje kritike

news image

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë duke u trajtuar 35 pacientë me COVID-19.

Doktor Shemsedin Dreshaj ka thënë se dy prej tyre janë në gjendje kritike.

“Në Klinikën Infektive janë 35 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë kurse dy në gjendje kritike”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka bërë të ditur po ashtu se sot janë liruar edhe dy pacientë të shëruar.

Deri më tash numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ka arritur në 250./Gazeta Sinjali/