image Dy orë të mbyllur për të arritur koalicion, vazhdon takimi LDK – VV

Kosovë

Politikë/ Dy orë të mbyllur për të arritur koalicion, vazhdon takimi LDK – VV

news image

Janë bërë tashmë gati dy orë prej se ka filluar takimi mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi që ishte paraparë fillimisht të mbahej në ora 14:00, ishte shtyrë për në ora 15:00, raporton Gazeta Sinjali.

Në objektin e Kuvendit të Kosovës janë parë duke u futur katër përfaqësues nga LDK-ja. Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë parë duke shkuar në takim me përfaqësues të VV-së.

Ndërkohë lideri i VV’së, Albin Kurti, pasi kishte dalë nga mbledhja e Kryesisë së partisë, teksa po nisej drejt Kuvendit për takimin me Isa Mustafën ka thënë se marrëveshja është shumë afër.

“Shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, deklaroi Kurti shkurtimisht para mediave, shkruan Gazeta Sinjali. Takimi i ditës së djeshme kishte zgjatur më shumë se tre orë, dhe ka shënuar kështu rinisjen e negociatave mes dy partive të cilat ishin ndërprerë përpara seancës së 26 dhjetorit./Gazeta Sinjali/