image Dy orë nga fillimi i orës policore në Pejë, nga policia tregojnë nëse po respektohet nga qytetarët
[wp-story id="814678"]

Siguri

Dy orë nga fillimi i orës policore në Pejë, nga policia tregojnë nëse po respektohet nga qytetarët

news image

Qeveria e Kosovës e ka vendosur Pejën në zonën e kuqe bashkë me tetë komuna të tjera si komuna me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëjtë sikur në komunat e tjera të cilat bëjnë pjesë në zonën e kuqe, edhe në Pejë që nga ora 19:00 deri nesër në orën 05:00 do të ketë kufizim të lëvizjes.

Derisa kanë kaluar dy orë nga fillimi i orës policore në këtë komunë, togeri i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi për Gazetën Sinjali ka treguar nëse qytetarët janë duke i respektuar masat e reja antiCOVID.

Gashi njoftoi se masat janë duke u respektuar, ndërsa shtoi se kanë staf të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha pikat e kontrollit.

“Para orës 19:00 janë vendosur patrullat policore në shumë pika në qytet dhe në hyrje-dalje si dhe vërehet se qytetarët në përgjithësi po e respektojnë orën policore. Deri në këto momente kemi raste kur policia ka shqiptuar gjoba, por nuk mund të them saktë me shifra. Staf të mjaftueshëm kemi për t’i mbuluar të gjitha pikat e kontrollit”, tha ai.

Në Kosovë, sot sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u konfirmua numri më i lartë i  qytetarëve të prekur me COVID-19, tetë muaj që nga shfaqja e pandemisë.

963 veta janë prekur nga koronavirusi dhe 13 veta humbën jetën në 24 orët e fundit. /Gazeta Sinjali/