image Dy ministrat e Listës Serbe në Qeverinë Kurti: Nuk jemi në koalicion qeverisës

Kosovë

Përfaqësuesit/ Dy ministrat e Listës Serbe në Qeverinë Kurti: Nuk jemi në koalicion qeverisës

news image

Ministrat e ri në Qeverinë Kurti, nga Lista Serbe, Ivan Milojeviq dhe Dalibor Jevtiq, në ditën e parë të punës në Qeverinë e re të Kosovës, thanë se ata nuk janë në koalicion qeverisës, por atyre u ishte besuar mandati falë votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve, do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe dhe se do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të përmirësuar jetën e komunitetit serb dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Ndryshe Dalibor Jetviq është ministër për Komunitete e Kthim, ndërsa Ivan Millojeviq ministër për Zhvillim Rajonal./ Gazeta Sinjali/