image Dy meshkuj e fyejnë dhe e rrahin një femër në Pejë

Kosovë

Arrestohen/ Dy meshkuj e fyejnë dhe e rrahin një femër në Pejë

news image

Dy persona në fshatin Nakullë të Pejës janë arrestuar nga Policia.

Siç njofton Policia, njëri prej tyre fillimisht e ka fyer një femër, ndërsa tjetri e ka sulmuar atë fizikisht, shkruan Sinjali.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Me vendim të prokuorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Sinjali