image Dy mace në New York dalin pozitive me Covid-19

Botë

Botë/ Dy mace në New York dalin pozitive me Covid-19

news image

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë bërë të ditur se dy maceve u janë bërë testimet dhe kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Këto dy mace janë kafshët e para të cilat shpallen zyrtarisht të prekura nga pandemia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reuters.

Macet që kanë pasur vështirësi me frymëmarrje janë duke u mjekuar nga veterinarët të cilët kanë thënë se ato do të shërohen plotësisht.

Ndërsa asnjëri nga personat që kanë qenë duke jetuar se bashku me macet nuk ka shfaqur simptoma të Covid-19./GazetaSinjali/