Pas Sampdorias, tashmë koronavirus është shpërndarë edhe tek skuadra e Fiorentinas.
Sot gjatë ditës, ekipi italian ka informuar tifozët se dy futbollistët, Patrick Cutrone dhe German Pezzella kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu edhe fizioterapisti i klubit është infektuar me koronavirus. Deri më tani në Sampdoria janë pesë lojtarë të infektuar dhe një tek Juventusi. Kurse tek Fiorentina deri më tani janë tre lojtarë./Gazeta Sinjali/