image Dy komuna dhe disa zona mbesin pa ujë

Kosovë

Njoftim/ Dy komuna dhe disa zona mbesin pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësi “Gjakova” ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ujë përPrizrenit, Rahovecin, dhe disa fshatra të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ujësjellësi thotë se kjo ndërprerje është bërë për shkak të defektit në gypin kryesor Ø 800, që ka ndodhur në afërsi të fshatit Marmull.

“KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 800, që ka ndodhur në afërsi të fshatit Marmull, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë. Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative Rahovec, Prizren si dhe në disa fshatra të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakovës”.

Ujësjellësi ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë të rikthejnë furnizimin me ujë./Gazeta Sinjali/