Gjatë ditës së sotme pritet të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mbajë mbledhje në orën 09:00. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Raporti Vjetor i punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2019 dhe Raporti Vjetor i punës së Këshillit Prokurorial për vitin 2019.
Ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë do të nisë punën nga ora 10:00. Aty do të shqyrtojë planin e punës së Komisionit. /Gazeta Sinjali