Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit për investime në Ballkanin Perëndimor tnë Londër ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigter, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Diskutim i mrekullueshëm gjatë BERZHIT. Ana Brnabic thotë se tregtia rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Albin Kurti kërkon për reciprocitet dhe njohje të pavarësisë së vendit”, ka shkruar ai.
Kurti ka folur edhe për investimet e diasporës në Kosovë, teksa ka paralajmëruar se ato nuk do të ndalen.
Në këtë samit po marrin pjesë edhe krerë tjerë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. /Gazeta Sinjali/