image Dy kadetë të FSK-së diplomuan sot në Akademinë ushtarake në SHBA

Botë

Dy kadetë të FSK-së diplomuan sot në Akademinë ushtarake në SHBA

news image

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë dy kadetët e parë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Akademinë prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, West Point, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila tha se Arelena dhe Ylli po shkruajnë historinë e Kosovës.

“Sot në ora 16:00 është ceremonia e diplomimit të kadetëve në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point. Për herë të parë, dy kadetë nga Kosova diplomojnë në këtë institucion të respektuar. Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan sukese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar. Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjestarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Diplomatja i cilësoi ata si heronjtë e ri të Republikës së Kosovës dhe si dëshmia më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizuar dhe tha se ndihet pafundësisht krenare./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/user/TheWestPointChannel
https://www.dvidshub.net/webcast/24210