image Dy javë luftë në Ukrainë - shumë takime e sanksione, asnjë marrëveshje

Botë

Dy javë luftë në Ukrainë – shumë takime e sanksione, asnjë marrëveshje

news image

Tashmë janë bërë dy javë prej kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak”, saktësisht me 24 shkurt, ku disa minuta më vonë u dëgjuan granatimet e para në Ukrainë.

Lidhur me këtë situatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy, i cili e shpalli gjendje lufte në vend. Ndërkohë, ShBA, BE dhe NATO e kanë dënuar sulmin duke u zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Në anën tjetër Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje ushtarake në kufijtë me Ukrainën.

Këtë NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Gjatë këtyre dy jave lista e sanksioneve globale ka shkuar duke u rritur ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, ku shumë vende të botës kanë vendosur që t’i largohen rrjetet e tyre që i zhvillojnë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja larguan disa banka ruse nga SWIFT, rrjeti i sigurisë së lartë që lehtëson pagesat midis 11,000 institucioneve financiare në 200 vende. Ndërsa edhe Gjermania ndërpreu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 pas veprimeve të Moskës.

Si dhe Japonia, Zvicra, Australia dhe Tajvani e kanë goditur Moskën me urdhra të reja, duke dënuar inkursionin ushtarak që u shpalos më 28 shkurt.

Rusia është izoluar më tej pasi kompanitë e saj ajrore janë ndaluar që të fluturojnë në hapësirën ajrore evropiane, si dhe në atë kanadeze.

Ndërkohë, bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, që u zhvilluan në kufirin bjellorus pesë ditë pasi Moska nisi një operacion ushtarak kundër Kievit, kanë përfunduar, me palët që ranë dakord për runde të tjera të bisedimeve.

Pas bisedimeve, të dy palët kishin rënë dakord për të mbajtur një rund të dytë të bisedimeve që së shpejti të arrijnë një armëpushim .

Vladimir Medinsky, këshilltar i presidentit rus, tha se ata diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës një nga një, duke theksuar se, “Gjetën disa pika që mund t’i parashikojmë në qëndrime të përbashkëta”.

Përfundojnë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, palët pajtohen për një raund të dytë të bisedimeve

Është raportuar se tema kryesore e bisedimeve ishte ndërprerja e konfliktit në territorin ukrainas dhe arritja e një armëpushimi.

Ministri bjellorus i Punëve të Jashtme, Vladimir Makei, kishte thënë se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Ai shtoi se disa marrëveshje “të kujdesshme dhe optimiste” u arritën duke marrë parasysh deklaratat përmbyllëse të delegacioneve.

Ndërkaq, sot pas dy javë pushtimi, tensionet më të larta janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës.

Civilians cross a river.

Gjatë ditës së sotme forcat ruse janë afruar edhe më shumë në qytetin e Kievit, prej ku CNN ka raportuar se janë dëgjuar shpërthime në orët e para të mëngjesit.

Sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, sulmet ruse kanë vazhduar të godasin edhe strukturat civile.

Një grua shpërthen në lot teksa kupton se po hyn në një tren evakuues në Irpin, Ukrainë.

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se të paktën 579 civilë janë vrarë në Ukrainë që prej nisjes së luftës dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur.

Sipas këtij institucioni, 42 prej viktimave ishin fëmijë, ndërkaq 54 të tjerë janë plagosur.

Një ditë më parë, OKB-ja njoftoi se ka dokumentuar vdekjen e 564 civilëve dhe plagosjen e 982 të tjerëve.

Zyrtarët e OKB-së thanë se besojnë se numri real i viktimave të jetë shumë më i lartë.

/GazetaSinjali/