image Dy gola dhe një portë e paprekur - Arsenali e nis në mënyrë perfekte edicionin e ri të Premier League

Futboll

Dy gola dhe një portë e paprekur – Arsenali e nis në mënyrë perfekte edicionin e ri të Premier League

news image

Arsenali e ka nisur mbarë edicionin e ri 2022-23 të Premier League me një fitore të pastër ndaj Crystal Palace.

‘Gunners’ triumfuan me rezultat 2-0 në “Selhurst Park”.

Golat për londinezët u shënuan nga Gabriel Martinelli në minutën e 20-të, dhe një autogol nga Marc Guehi në minutën e 85-të.

Kujtojmë që Arsenali ishte pa fitore ndaj Crystal Palaces në dy përballjet në ligë sezonin e kaluar, me një humbje dhe një barazim, teksa këtë sezon e nisë me fitore Mikel Arteta ndaj Patrick Vieiras.

/GazetaSinjaliSport/