image Dy futbollistët e Bayern Munichut rezultojnë pozitiv me koronavirus

Futboll

Dy futbollistët e Bayern Munichut rezultojnë pozitiv me koronavirus

news image

Skuadra e Bayern Munich ka njoftuar për dy raste tjera pozitive me Covid-19.

Bayern Munich ka njoftuar se Lucas Hernandez dhe Tanguy Nanzou kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të dy lojtarët janë në gjendje të mirë por në pamundësi për t’iu bashkuar grupit për përgatitje.

Leroy Sane dhe Dayot Upamecano janë akoma me diagnozë të pakompletuar.

Hernandez (në Maldive) dhe Nianzou janë të dy në izolim. /Gazeta Sinjali Sporti/