Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se faqja në Facebook dhe You Tube e Këshillit të BIK-ut në Prizren është hakuar.
Kështu BIK ka njoftuar se publikimet e ditëve të fundit nuk përmbajnë qëndrimet zyrtare të tyre.
“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”.
”Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, përmbyllet njoftimi i BIK-ut.