image Dy bashkëatdhetarë ndërtojnë një fushë futbolli në Ferizaj

Futboll

Dy bashkëatdhetarë ndërtojnë një fushë futbolli në Ferizaj

news image

Dy mërgimtarë nga fshati Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj kanë ndërtuar një fushë futbolli në këtë fshat, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të fshatit, ky donacion nga familja Rrahim Isuf Vranovci kap vlerën mbi 20 mijë euro dhe emri i saj do të jetë “Daut Vranoci”.

Njoftimi i plotë i kryesisë së këtij fshati:

Të nderuar banorë të fshatit dhe komunës sonë,

Fshati Prelez i Muhaxherëve tashmë është në fazën finale të projektit Fusha e Futbollit që ka vlerën mbi 20 000 euro, donacion ky nga bashkatdhetarët tanë nga familja Rrahim Isuf Vranovci.

Për informimin tuaj, që nga iniciativa e parë për këtë projekt, Kryesia e fshatit Prelez kanë qenë e përfshirë në secilën fazë të projektit, përfshirë këtu edhe vendosjen rreth emërtimit të Fushës së Futbollit.

Pra në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datën 18.12.2020. Kryesia e fshatit, në mënyrë unanime ka vendosur që kjo fushë të emërohet Daut Vranovci.

Daut Vranoci, i lindur më datë 21.02.1963 në Prelez të Muhaxherëve ka migruar në Zvicër gjatë vitete të 80-ta. Atje punoi dhe veproi deri në ditën ku u aksidentua në vendin e punës në Zvicër.

Dauti njihet për kontributet për fshatin e tij Prelez duke ndihmuar edhe me shkollime dhe ishte ndër personat më punëtor që kishte fshati ynë në atë kohë.

Me rrespekt,

Kryesia

/Sinjali Sportiv/