Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri aksident ka ndodhur rreth orës 12:50, kurse tjetri aksident ka ndodhur rreth orës 14:30.
Në përgjigjen e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastet.
Në përgjigjen e Policisë së Kosovës nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar në këto aksidente.
“Mund të konfirmojmë se, sot me 29.12.2020 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në intervalin kohor prej orës 12:50 deri në 14:30, janë raportuar dy aksidente të trafikut. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me raste”, thuhet në përgjigjen e PK-së.