Dy aksidente trafiku kanë ndodhur paraditen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri nga aksidentet ndodhi në fshatin Slivovë të Prishtinës rreth orës 10:00, në të cilët kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një automjet transportues.
Si pasojë e këtij aksidenti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se është lënduar një person.
“Rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë Gjilan ( fshati Slivovë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy veturave dhe një automjeti transportues. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci për Gazetën Sinjali.
Ndërkaq, aksidenti tjetër, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit, ka ndodhur në fshatin Parallovë, pak para mesditës.
“Po, unë vetëm mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku. Por nuk e di se sa vetura kanë qenë të përfshira dhe as nëse ka persona të lënduar. Njësiti i trafikut ndodhet në vendin e ngjarjes. Do ju informojë kur të marrë informacione të reja”, tha Hashani për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këto aksidente./Gazeta Sinjali/
FOTO nga aksidenti në Slivovë (Prishtinë)
FOTO nga aksidenti në Parallovë (Gjilan)