image Dy aksidente fatale gjatë 24 orëve të fundit, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Dy aksidente fatale gjatë 24 orëve të fundit, policia jep detaje

news image

Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur dje në Kosovë, njofton Policia.

Sipas raportit 24 orësh, gjithsej në tërë tërritorin e vendit kanë ndodhur 51 aksidente, prej të cilave 17 kanë rezultuar me të lënduar ndërsa 34 aksidente vetëm me dëme materiale.

Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1,135 gjoba ndaj kundërvajtësve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Forca e rendit poashtu njofton se ka arrestuar 9 persona, 6 janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/