Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur dje në Kosovë, njofton Policia.
Sipas raportit 24 orësh, gjithsej në tërë tërritorin e vendit kanë ndodhur 51 aksidente, prej të cilave 17 kanë rezultuar me të lënduar ndërsa 34 aksidente vetëm me dëme materiale.
Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1,135 gjoba ndaj kundërvajtësve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Forca e rendit poashtu njofton se ka arrestuar 9 persona, 6 janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/