Chris Evans po bashkohet me Dwayne ‘The Rock’ Johnson për të sjellë një film të ri për sezonin e festave të vitit 2023.
Aktorët do të luajnë bashkë në ‘Red One’, për të cilin thuhet se është një komedi-aksion “duke imagjinuar një univers krejtësisht të ri për të eksploruar brenda zhanrit të festave”.
Regjisori i “Jumaji”, Jake Kasdan, do të marrë drejtimin e filmit të ardhshëm nga studiot e Amazon.
“Projekti rrjedh nga një histori origjinale e Presidentit të Produksionit të Seven Bucks Productions, Hiram Garcia, që Amazon Studios fitoi pas një lufte konkurruese tenderash vitin e kaluar”, sipas Deadline.
Të dy aktorët e përfunduan vitin 2021 fuqishëm me filmat e Netflix. Ylli i ‘Avengers’ u shfaq shkurtimisht në ‘Don’t Look up’, i cili u publikua në fillim të dhjetorit, shkruan DailyMail.
Chris luajti së bashku me Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Cate Blanchett dhe Ariana Grande për të sjellë në jetë komedinë e fatkeqësisë.
Ish-mundësi profesionist luajti në “Red Notice” të Netflix, i cili ishte filmi më i shikuar në platformën e transmetimit pas publikimit të tij muajin e kaluar.
Rock luajti së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds në komedinë aksion që grumbulloj dy milionë dollarë në arkë.
Netflix është në punë për të prodhuar dy vazhdime të njëpasnjëshme për “Red Notice”, i cili pritet të fillojë xhirimet në vitin 2023. /GazetaSinjali/