image Publikohet traileri i filmit “Disney’s Jungle Cruise”

Film

Film/ Publikohet traileri i filmit “Disney’s Jungle Cruise”

news image

Disney sot ka publikuar trailerin zyrtar të filmit “Disney’s Jungle Cruise”.

Ky film është i mbushur me aventurë brenda xhunglës së Amazon, ku aktori Dwayne Johnson është në rolin e një kapiteni karizmatik të varkave, ndërsa aktorja Emily Blunt, një eksploruese për një mision kërkimor.

Në këtë film do të luajnë edhe aktorët e njohur si: Edgar Ramirez, Jack Whitehall, Jesse Plemons dhe Paul Giamatti.

Filmi premierën e tij do ta ketë më 24 korrik të 2020./Gazeta Sinjali/