image Durrës/ Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

Shqipëri

Durrës/ Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

news image

Po vazhdon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot me mjete të forta u bë rrafsh me tokë një pallat në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Kujtojmë se tërmeti i dy viteve më parë ka qenë një ndër më shkatërruesit në Shqipëri duke lënë shumë të vdekur dhe shumë familje pa shtëpi./Gazeta Sinjali/