image Dumoshi për vdekjen e Ismet Pejës: Ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar

Muzikë

Dumoshi për vdekjen e Ismet Pejës: Ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Peja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e Ismet Pejës, duke shtuar se emri i tij do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja”, ka thënë Dumoshi në telegram ngushëllimin.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja

E nderuara familje Peja,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja.

Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.

Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”!

Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes, komunitetit artistik si dhe gjithë adhuruesve të këngës së tij, në Kosovë e jashtë saj.

Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar.

Me respekt,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/Gazeta Sinjali/