Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar cikli i dytë i Superligës së Kosovës. Po ashtu dje është publikuar orari për ciklin e tretë dhe të fundit.
Skuadra që e ka orarin më të vështirë është ajo që po lufton për mbijetesë, Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.
Në 6 javët e para të ciklit të fundit, skuadra nga Vitia do të takohet me ekipet më të forta të Superligës.
Fillimisht ata do të udhëtojnë në Podujevë ku do të ndeshen me Llapin. Pastaj na javën e 25-të, në Viti e presin Feronikelin.
Tutje, në të 25-tën, Dukagjini udhëton në kryeqytet ku do të luaj kundër Prishtinës. Pastaj në Viti, ata e preson Gjilanin në javën e 26-të.
Në javën e 27-të, Dukagjini udhëton në Gjilan për t’u ndeshur me Dritën, pastaj në të 28-të, në Viti e presin liderin, Ballkanin.
Pas 22 ndeshjeve, Dukagjini ka vetëm 10 pikë dhe me shumë pak gjasa që të mbijetoj këtë sezon./Gazeta Sinjali/