image Duka nga pozita e re në UEFA premton përkrahje për futbollin kosovar: Ne jemi pjesë e njëri-tjetrit

Futboll

Duka nga pozita e re në UEFA premton përkrahje për futbollin kosovar: Ne jemi pjesë e njëri-tjetrit

news image

Zëvendëspresidenti i UEFA-s i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka premtuar se edhe nga pozita e tij e re e shtëpisë evropiane të futbollit do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sipas një komunikate nga FFK, Duka ka theksuar se kujdesi i tij do të jetë gjithmonë për Kosovën dhe komunitetin e futbollit kosovar.

“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vizitën e tij të parë si zv/President i UEFA-s ka vendosur ta bëjë në Kosovë, te presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Me këtë rast, Duka premtoi se edhe në pozitën e tij të re do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm FFK-në dhe presidentin Ademi. Ai tha se kujdesi i tij do të jetë gjithmonë për Kosovën dhe komunitetin e futbollit kosovar, pasi siç theksoi, ne jemi pjesë e njëri-tjetrit dhe si dy federata do të kemi rëndësi më të madhe në UEFA”, ka njoftuar FFK.

“Ai po ashtu theksoi se si mbikqyrës i Federatës së Futbollit të Kosovës në kuadër të UEFA-s, do të shtyjë përpara projektet dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës, teksa përgëzoi presidentin Ademi për ngritjen e kampionatit vendor në të gjitha aspektet, si dhe lavdëroi paraqitjen e mirë të kampionit të Kosovës, FC Ballkani në garat evropiane, që po e përfaqëson denjësisht futbollin mbarëkombëtar”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Duka gjatë qëndrimit në Prishtinë ku ka vizituar edhe fanclub-in e “Dardanëve”.

/GazetaSinjaliSport/