image “Duhet të kujdesemi për veten”, këto janë fjalët e Xhakës për ndeshjen ndaj Serbisë

Futboll

“Duhet të kujdesemi për veten”, këto janë fjalët e Xhakës për ndeshjen ndaj Serbisë

news image

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i kujdesshëm në përgjigjet kur është pyetur për përballjen me Serbinë. Ai ka thënë se fokusi i tyre është në fushë, jo edhe jashtë saj.

“Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dyja përfaqësueset duam fitore. Kjo është më e rëndësishmja. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka në konferencën për media të mërkurën.

Të enjten Zvicra luan ndaj Kamerunit, ndërsa ndeshjen e dytë në grupin G e luan ndaj Brazilit. Të tretën e ka me Serbinë.

Kujtojmë se me Serbinë ishte përballur edhe në Botërorin “Rusia 2018”. Zvicra pati fituar 2:1 falë dy golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Të dy festuan golat e tyre duke krijuar me duar shqiponjën dykrerëshe.

/GazetaSinjali/