image Duhanxhinjtë e Kombëtares në futsall, shënojnë katër gola kundër Austrisë

Futboll

Sport/ Duhanxhinjtë e Kombëtares në futsall, shënojnë katër gola kundër Austrisë

news image

Djelmoshat e Kombëtarës së Kosovës në futsall, të cilët dje u fotografuan duke pirë duhan në aeroportin e Prishtinës, pak para ndeshjes me Austrinë, e kanë mposhtur këtë të fundit me rezultat 4-2.

Dardan Topilla, futbollisti i cili dje u fotografua duke pirë cigare pak para ndeshjës kundër Austrisë, ka shënuar një ndër katër golat e fitores së Kosovës.

Ndërkaq, Qerimi e Dobroshi realizuan golat e tjerë, me këtë të fundit që realizoi dy.

Kosova e cila gjendet në Gjeorgji, ku po mbahen kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘’EURO-FUTSAL 2021’’, mposhti Austrinë në lojën e parë me rezultat 4-2./ Gazeta Sinjali/