Djelmoshat e Kombëtarës së Kosovës në futsall, të cilët dje u fotografuan duke pirë duhan në aeroportin e Prishtinës, pak para ndeshjes me Austrinë, e kanë mposhtur këtë të fundit me rezultat 4-2.
Dardan Topilla, futbollisti i cili dje u fotografua duke pirë cigare pak para ndeshjës kundër Austrisë, ka shënuar një ndër katër golat e fitores së Kosovës.
Ndërkaq, Qerimi e Dobroshi realizuan golat e tjerë, me këtë të fundit që realizoi dy.
Kosova e cila gjendet në Gjeorgji, ku po mbahen kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘’EURO-FUTSAL 2021’’, mposhti Austrinë në lojën e parë me rezultat 4-2./ Gazeta Sinjali/