image Duda Balje ka një kërkesë për Albin Kurtin dhe ambasadorët e huaj

Politikë

Duda Balje ka një kërkesë për Albin Kurtin dhe ambasadorët e huaj

news image

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka apeluar që të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Balje ka thënë se dikush po mundohet t’i uzurpojë vendet e garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

Duda Balje u ka bërë thirrje edhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutalisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë.”

Këtë thirrje Balje ia ka bërë edhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ne i kërkojmë kryeministrit të ardhshëm që sa më shpejt të jetë e mundur të gjejë një model të ri dhe mekanizma për t’i mbrojtur komunitetet jo-shumicë nga sulmet e tilla ndaj vendeve të garantuara, si dhe ndaj institucioneve të brishta demokratike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/