image Dua Lipa shijon qebapa së bashku me familjen në New York

Showbiz/ Dua Lipa shijon qebapa së bashku me familjen në New York

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përmbyll një tjetër vit të suksesshëm.

Periudhën e fundvitit, Dua duket se ka vendosur ta shijojë bashkë me familjarët e saj, në New York.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë së bashku këtë periudhë festive.

Ndër to, Dua duket se ka pasur mundësinë që ta shijojë ushqimin tradicional në New York, në një nga rastorantet shqiptare atje.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Lipa ka bërë të ditur se ka shijuar mbrëmjen e së premtes qebapët e gatuar në mënyrën tradicionale shqiptare.

“Duhej të vija deri në Bronx për të shijuar qebapët më të mirë shqiptarë ndonjëherë”, ka shkruar Dua në InstaStory.

E njëjta ka treguar disa herë se është shumë e lidhur me rrënjët e saj dhe se në veçanti pëlqen ushqimin tradicional shqiptar./Gazeta Sinjali/