image Dua dhe Anwar po kalojnë kohë së bashku, të veshur me shumë stil e të dashuruar

Bota e Yjeve

Dua dhe Anwar po kalojnë kohë së bashku, të veshur me shumë stil e të dashuruar

news image

Dua po shijonte një kohë të mirë në New York pasi u zhvendos në Los Angeles për shkak pandemisë së koronavirusit.

Dua Lipa dukej në disponim të mirë teksa u fotografua përreth me të dashurin e saj, Anwar Hadid të martën pasdite.

Krijuesja e hitit “One Kiss”, u fotografua me maskë, me një bluzë kafe e të verdhë me xhinset blu si dhe çantën e veçantë.

Dukja e artistes shqiptare u kombinua me një palë atlete të zeza.

Ylli i muzikës pop kishte kapur flokët dhe dukej plotësisht pa grim.

Modeli, Anwar, në anën tjetër zgjodhi një xhaketë blu dhe rozë e një palë pantallona kafe.

Ai gjithashtu po mbante një maskë duke respektuar akoma masat ndaj COVID-19.

Dua ka lënë gjithë familjen në Mbretërinë e Bashkuar, për të qenë më afër partnerit në Amerikë.

Dyshja po shijojnë kohën së bashku të lumtur e të dashuruar./Gazeta Sinjali/