Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në Ferizaj, ku gjatë patrullimit të Policisë në rrugën “Rexhep Bislimi”, është ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 19-vjeçar, të cilit pas kontrollimit, zyrtarët policorë ia gjetën një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.