image Driton Selmanaj komenton qasjen e Lutfi Hazirit ndaj Qeverisë Hoti

Politikë

Driton Selmanaj komenton qasjen e Lutfi Hazirit ndaj Qeverisë Hoti

news image

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar qasjen e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, ndaj Qeverië Hoti, ku ndër të tjera kishe deklaruar se nuk i beson kësaj qeverie.

Për deklaratën e Hazirit, Selmanaj tha se mund të ketë zëra të ndryshëm brenda LDK-së dhe hezitim, por sipas tij janë mësuar ta shohin Hazirin me ‘mendime interesante’.

“Jemi mësu me pa Lutfi Hazirin me mendime interesante në raport me LDK-në, po them interesante se në fund ka sjellje shumë institucionaliste”, tha Selmanaj në ‘Pressing’, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej tha se Qeverisë Hoti duhet t’i japin kohë, “keni me pas shancën me ardhë në vlerësime objektive pas 100 ditëve”, u shpreh ai.

Nga Avdullah Hoti mund të ketë pritje të vogla por mund të bëjë punë të mëdha, nga Kurti kemi pritur shumë por jemi zhgënjyër, tha Selmanaj ndër të tjera.

Ai tha se është e drejt e Lutfi Hazirit dhe secilit të ketë dyshime. /Gazeta Sinjali/