image Driton Kuka reagon ashpër: Kosova s’paska sporte tjera përveç futbollit

Sporte Luftarake

Driton Kuka reagon ashpër: Kosova s’paska sporte tjera përveç futbollit

news image

Sot pritej që ministri Arben Vitia të jepte lajmin e mirë se edhe sportet tjera mund të zhvillohen.

Por, fatkeqësisht ai tha se për momentin do të zhvillohet vetëm Superliga e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo si ka pëlqyer aspak trajnerit të xhudos, Driton Kuka i cili përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ministren Vlora Dumoshi, kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, ministrin Arben Vitia dhe IKShPK-në.

Kuka ka shkruar se Kosova nuk paska sporte të tjera përveç futbollit.

Postimi i plotë i tij:

Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!

Ministrja Dumoshi e Kryetar i KOK Besim Hasani qysh sonte takim me Ministrin Vitia e IKSHP se klubet po shuhen, a e dini sa luan rol sporti në shëndetin mental të fëmijëve!

E pabesueshme kjo punë!

Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.

Sonte jo ma vonë të veproni!!

Stërvitjet duhen vazhduar qysh nesër mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!

Kemi dërguar si federatë protokollet të punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos por askush asnjë veprim konkret!

/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10220031423273811