Driton Kuka është shpërblyer sot me një tjetër çmim.
Trajnerit të suksesshëm të xhudos i është dhënë titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo ceremoni është mbajtur sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.
Trajnerit më të mirë në botë të xhudos iu dha ky titull i nderit për kontributin e dhënë në sport dhe për promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Kuka i ka fituar tri medalje të arta olimpike me garueset e saj, përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
Kuka është ndier i nderuar dhe i privilegjuar me këtë vlerësim dhe titull të fituar.