Xhudistja kosovare, Distria Krasniqin, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se ajo tashmë është një pretendente kryesore edhe për medalje olimpike.
“Distria Krasniqi ka ardhur aty ku unë kam pretenduar se duhet të vijë. Kur e ka ndërruar kategorinë, ne e kemi diskutuar, por tani ajo është stabilizuar – e kemi një garuese që është reale për medalje olimpike”.
“Distria është pretendente kryesore për titullin olimpik”, ka thënë ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova.