image Drita triumfon në derbin ndaj Prishtinës, dy përballjet tjera mbyllen baras pa gola

Futboll

Drita triumfon në derbin ndaj Prishtinës, dy përballjet tjera mbyllen baras pa gola

news image

Është mbyllur edhe xhiroja e 17-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i kësaj jave u luajt në kryeqytet, ku Prishtina u mposhtë nga Drita me rezultat minimal 0-1.

Marko Simonovski në minutën e 36-të e realizoi golin e vetëm në këtë takim, të asistuar nga Arbnor Muja.

Dy ndeshjet tjera të ditës u mbyllen pa fitues dhe pa gola.

Dukagjini i Klinës dhe Llapi i Podujevës barazuan këtë xhiro.

E po ashtu edhe Ulpiana me Feronikelin u ndan në ‘paqe’ me rezultat 0-0. /Gazeta Sinjali Sporti/