Është mbyllur edhe xhiroja e 17-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.
Derbi i kësaj jave u luajt në kryeqytet, ku Prishtina u mposhtë nga Drita me rezultat minimal 0-1.
Marko Simonovski në minutën e 36-të e realizoi golin e vetëm në këtë takim, të asistuar nga Arbnor Muja.
Dy ndeshjet tjera të ditës u mbyllen pa fitues dhe pa gola.
Dukagjini i Klinës dhe Llapi i Podujevës barazuan këtë xhiro.
E po ashtu edhe Ulpiana me Feronikelin u ndan në ‘paqe’ me rezultat 0-0. /Gazeta Sinjali Sporti/