Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll filloi sot, shkruan Sinjali Sport.
Drita e filloi stinorin pranveror si nikoqire ndaj Feronikelit, duke e shkatërruar totalisht me rezultat 7-0.
Hamdi Namani me hat-trick, Marko Simonovski, Arbnor Muja, Almir Ajzeraj dhe Ardit Tahiri me nga një gola demoluan skuadrën nga Drenasi.
Intelektualët rrëmbyen pozitën e parë në Superligë me 37 pikë, pasi Gjilani barazoi, ndërsa Industrialistët me 11 pikë janë vendin e fundit në tabelë. /Gazeta Sinjali Sporti/